Kryetari i Istogut, Haki Rugova, përcjellë punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Dervishaj të fshatit Dubravë

28.06.2018 14:01:03

Projekti dyvjçarë i Komunës se Istogut më Ministrinë e Infrastruktures po vazhdon. Po vazhdojnë edhe punimet në asfaltimin e  të rrugës në lagjen Dervishaj të fshatit Dubravë. Vitin e kaluar është asfaltuar segmenti I me gjatësi 1 km e 70 m, ndërsa tani po bëhet asfaltimi i segmentit II me gjatësi 1 km e 295 m. Këtë e mësojmë nga postimi i z. Rugova në facebok.

Për më shumë postimi i plotë  në facebook:

Dje përcolla nga afër punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Dervishaj të fshatit Dubravë. Vitin e kaluar është asfaltuar segmenti I me gjatësi 1 km e 70 m, ndërsa tani po bëhet asfaltimi i segmentit II me gjatësi 1 km e 295 m. Totali i asfaltimit të rrugëve në segmentin I dhe II është 2368.40m. Ky është një projekt dy vjeçarë, i cili realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Istogut dhe Ministrisë së Infrastrukturës.