Kryetari i LDK-së Isa Mustafa : Nuk diskutohet kanditatura eC

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa : Nuk diskutohet kanditatura eC

18.05.2017 11:22:45

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha sot se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se për kandidaturën e tij në kuadër të koalicionit me AKR-në as që do të diskutohet.

I pyetur për mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, Mustafa la të kuptohet se nuk do të ketë marrëveshje të tillë.

Mustafa tha se sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm ku do të diskutohen për emrat që do të futen në listë.

“Proceset tjera pasi të bëhen zgjedhjet mbeten të hapura. Në këtë proces e kemi koalicionin e deritashëm”, tha Mustafa në konferencën për media të LDK-së ku u prezantua aderimi i Lumir Abdixhikut.