Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.

23.05.2017 10:40:32

Me një postim të tij në fb, Ktyetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaron të mbyllur Listën e deputetëve, ku me tej vazhdon se ka përzgjedhur ajkën e mendjes intelektuale,me të cilët do të shkohet pa frikë drejt procesëve dhe zhvillimeve evropiane.

Po ashtu edhe kandidatin për kryeminister z. Avdullah Hoti, me përkrahjen e tij të plotë, si kryetar i  LDK-së.

 

Të nderuar qyterarë,
Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.
Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile.
Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç’kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.
Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota!
Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve.
Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.