Kryetari i LDK-së, Mustafa, lavdëron Hotin: Albin Kurti e Kadri Veseli të shkojnë te Avdullahu të mësojnë ekonomi

16.05.2017 13:15:40

Kryetari i LDK-së, derisa ka prezantuar Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër është pyetur për figurën e Hotit duke i kërkuar ta bënte një krahasim me Kadri Veselin dhe Albin Kurtin.

Mustafa ka thënë se Kurti e Veseli mund të shkojnë të Hoti t’ua mësojë ekonominë

“Zoti Hoti karshi tyre është larg me ta, sepse tjerët mund të shkojnë te Avdullahu të mësojnë ekonomi. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, nëse qytetarët e vlerësojnë punën unë mendoj se fitorja është e sigurt”, ka thënë Mustafa.