Kryetari i Manastirit merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Shkup

20.07.2016 11:05:12

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi” sot në shoqëri të policëve është dërguar nga Manastiri për t`u marr në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike.

Taleski, të cilit gjykata ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak, u shoqërua edhe nga avokati i tij, Nikolla Dodevski, i cili i mbronte ish-ministrat Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, ndërsa paraprakisht edhe ish-kryeministrin, liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Para se të hyjë në ndërtesën e PSP-së, Taleski, u kthye nga gazetarët dhe pas pyetjes ”a ndjeheni fajtor?”, ai vetëm qeshi.

Prokuroria Speciale Publike e ngarkon Taleski dhe 22 persona tjerë për keqpërdorimin e transportit të nxënësve në Manastir për 360.000 euro, në rastin “Transportuesi”.