Kryetari i Prishtinës flet në Bruksel për demarkacionin, Shqipërinë, Serbinë

16.10.2016 19:41:59

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një vizite në Bruksel, duke folur para shqiptarëve atje, ka thënë se kanë ndalur procese të dëmshme për Kosovën.

Ai ka thënë se ia kanë ndalur hovin Serbisë.

“Për shumë gjëra kanë thënë nuk bëhen, duke filluar nga Prishtina, e te demarkacioni që është punë e kryer, por të gjitha këto procese u ndalen, për shkak të vullnetit dhe dëshirës që kanë pasur deputetët e VV-së dhe opozitës. Një hov që pat marr Serbia në Kosovë është ndalur”, ka thënë Ahmeti, raporton lajmi.net.

Ai ka folur edhe për debatin e fundit në mes publicistëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Më i madh është inati ndaj shqiptarëve të Shqipërisë se sa ndaj sulmit të Serbisë për ofensivën që e ka. Krejt në Evropë po lypin mu nda, veç shqiptarët po donë me u bashku, po s’po na lajnë”, ka thënë Ahmeti.