Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, por Skënder Gjinushi i trembet Ilir Metës

24.05.2019 14:39:37

Me 35 vota pro dhe vetëm 6 kundër, Skënder Gjinushi u zgjodh sot kryetari i ri i Akademisë së shkencave në një garë pa rival, pasi ishte kandidati i vetëm.

Gjatë një deklarate për mediat pas zgjedhjeve, Gjinushi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, mes të tjerash edhe nëse i druhet mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta në postin e ri.

Pyetja e gazetarëve iu referua debatit që lindi në vend, pasi pati shumë kundërshtime jo vetëm në rang akademik por edhe politik për zgjedhjen e tij në krye të ASH në një garë pa rivalë.

“Jo, nuk i druhem sepse zoti Meta i njeh institucionet, por edhe marrëdhëniet personale nuk janë të tilla”, u shpreh shkurtimisht Gjinushi