Kryetari Ivanov dhe partitë maqedonase urojnë festën e Bajram Kurbanit

12.09.2016 11:02:24

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov uron besimtarët musliman të vendit me rastin e festës së Bajram Kurbanit, duke u drejtuar Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.

Duke uruar mirësi, paqe në shtëpitë tona, kryetari Ivanov thotë se përmes kurbanit, besimtarët musliman festojnë përafrimin e njeriut drejt Zotit, duke shtuar se festa e kësaj kurore është Haxhxhi që simbolizon dashrinë ndaj fesë, bashkimit, solidaritetit.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së uron besimtarët muslimann për festën e Bajram Kurbanit duke deklaruar se në këtë ditë forcohen dhe theksohen vlerat e tolerancës, bashkimit dhe njerëzisë, mbajtjes dhe përparimit të marrëdhënieve ndërkulturore te njerëzit.

Edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev uron besimtarët muslimanët duke uruar që forca shpirtërore e kësaj feste të jetë një nxitje e fuqishme për secilin, më e fuqishme se kurdoherë, që të qëndrojnë pas vlerave që e hapin rrugën drejt një jete të qetë, të sigurtë, të lumtur dhe me dinjitet.