Kryetari Muhaxheri krenar me punën e T.P. “Istref Begolli”

06.02.2018 14:15:30

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka vlerësuar teatrin Profesional ” Istref Begolli” të kësaj komune për punën dhe profesionalizmin e tij.

Z. Muhaxheri, po ashtu, ka përmendur faktin se nga ky teatër kanë dalë shumë artistë të nivelit të Kosovës, dhe faktin se vetëm vitin e kaluar ka pasur 43 shfaqje.

Ky është postimi i plotë i z. Muhaxheri:

Pamje e Teatrit të Pejës nga mëngjesi i sotëm. Deri me tash, nga #TeatriIstrefBegolli kanë dalur artist të nivelit të Kosovës, ku vetëm vitin që lam pas, kishte gjithësej 43 shfaqje teatrale.

I juaji,
#GazMuhaxheri
#KulturaPejane
#TeatriProfesional