Kryetari Mustafa ka njoftuar se është përmbyllë lista për deputetë

23.05.2017 10:19:59

Në një postim në facebook, kryetari Mustafa, thotë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, të cilin e quan koalicioni për të ardhmen ka mbledhë ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore.

Kandidatët , kryetari Mustafa i quan me integritet personal e familjar për t’i ofruar zhvillim Kosovës, çkapje përfundimtare  të shtetit dhe qeverisje evropiane.

“Të nderuar qyterarë,
Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.
Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menagjeriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile.
Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, ç’kapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.
Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota!
Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve.
Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.” – thuhet në postimin e kryetarit Mustafa