Kryetari Mustafa reagon për aksionin policor

28.05.2019 11:42:29

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar për aksionin policor në disa komuna të Kosovës, më ç’rast ka thënë se krimi nuk njeh etni, e nuk duhet të njohë as ligji.

Z. Mustafa ka bërë thirrje që drejtësia të.mos jetë selektive si në rastin e fajdeve.

Ky është postimi i plotë i z. Mustafa në facebook:

Të nderuar qytetarë
Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.
Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu sië nuk duhet të njoh as ligji.
Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të paergjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.
Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.
Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale. IM