Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi me 42 mijë euro të ardhura vjetore

04.09.2016 22:14:23

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, prinë për të ardhurat mujore e vjetore në Kosovë.

Ajo mund të kategorizohet si njëra ndër nënpunset më të paguara nga shteti për punën që bënë.

Arta Rama Hajrizi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit pagë vjetore 34 mijë e 953 euro.

1 mijë e 255 euro mëditje, 5 mijë e 163 euro pagë me gjysmë normë në një kolegj privat në Kosovë, 393 euro mëditje nga “Council od Europe” dhe 461 euro mëditje nga “ASPK”.

Në total të ardhurat e saj janë hiq më pak se 42 mijë e 228 euro, raporton Indeksonline.

Këto të ardhura vjetore do të ishin lakmi edhe për shumë zyrtarë të shteteve për rreth.

 

 

Indeksonline ka publikuar ditë më parë pagat e majme të zyrtarëve të shtetit. Edhe në ditët në vazhdim do të sjellim super pagat e pushtetarëve që i marrin nga buxheti i shtetit.

Ndërsa Rama-Hajrizi e ka marr mandatin e kryetares së Gjykatës Kushteuese, pasi i ka skaduar mandati Enver Hasanit.