Kryeziu: Aprovohet Strategjia për gratë ndërrmarrëse në komunën e Rahovecit

25.11.2016 18:01:35

Në komunën e Rahovecit është miratuar “Strategjia për Gratë Ndërmarrëse në komunën e Rahovecit 2017 – 2022”. Me këtë, kjo komunë është bërë komuna e dytë në Kosovë që miraton një strategji të tillë, e cila konsderohet hap i madh drejt realizimit të obligimeve ligjore kundrejt grave. Kështu e cilëson, Avdullah Kryeziu nga radhët e LDK-së në pushtetin lokal në Rahovec.

“Komuna e Rahovecit është bërë komuna e dytë në Kosovë e cila ka miratuar në kuvend “Strategjinë për Gratë Ndërrmarrëse në Komunën e Rahovecit për periudhën-2017-2022 ” Ky është një hap i madh drejt realizimit të obligimeve ligjore qe ka Komuna e Rahovecit kundrejt grave në përgjithësi e atyre ndërrmarrëse me veçanti,qëllimi kryesor është, fuqizimi socio-ekonomik i grave ne komunen e Rahovecit,me këtë rastë falenderojmë të gjithë ata qe morren pjesë ne hartimin e kësaj strategjie,Qendren Kosovës për Mbështetje të bizneseve (KCBS),USAID,Këshilltaret e Kuvendit Komunal për fuqizimin e Grave ndërrmarrëse. Drejtoria për Ekonomi , Zhvillim dhe Turizëm.” – thuhet në postimin e z. Kryeziu.