Kryministri Mustafa: Rinia e Kosovës me potencial dhe rezultate të jashtëzakonshme

23.02.2017 23:44:09

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sa herë ndodhem në mesin e sportistëve, bindet për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova te rinia e saj, e cila po arrin rezultate të mëdha sidomos në sport dhe art.

Ai ka qenë prezent në ceremoninë e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e shpalljes se laureatëve të vitit 2016.

Lexo postimin e Isa Mustafës:

“Sa herë ndodhem në mesin e sportistëve tanë, bindem për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova te rinia e saj, e cila po arrin rezultate të mëdha sidomos në sport dhe art.

Mbrëmë, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për sportistët më të mirë të Kosovës për vitin 2016, pata kënaqësinë të jem prezent i dhënies së çmimeve për medalisten e artë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, xhudisten Majlinda Kelmendi, dhe fituesin e medaljes së bronztë në kampionatin botëror të karatesë, Herolind Nishevci, për trajnerin më të mirë të xhudos, Driton Kuka, si dhe çmimet speciale për kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, dhe trajneren e përfaqësueses në karate, Shqipe Zogiani.

I uroj për çmimet edhe karateistin Orges Arifi, xhudisten Distria Krasniqi dhe boksieren, Donjeta Sadiku”, shkruan ai.

16864770_1256459071086994_5112797614241964639_n16806785_1256458944420340_8623560558257535893_n16806848_1256458931087008_4168821963178677967_n