Kryministri Mustafa: Veteranët t’i marrin vërtetimet brenda dy muajve

Kryministri Mustafa: Veteranët t’i marrin vërtetimet brenda dy muajve

01.03.2017 10:38:05

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se në kuadër të zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, duhet të angazhohen dy personave të cilët do të lëshonin vërtetime për aplikimin e veteranëve për pensione.

Ai në mbledhjen e Qeverisë, tha se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kurse, kryeministri Isa Mustafa tha se të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin me të cilin lejohet regjistrimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile, por që ende nuk kanë marrë dokumente.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha se me këtë lejohet pajisja me dokumentet e shtetësisë të qytetarët që ende si kanë marrë dokumentet.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ngriti çështje me funksionimin e zyrës së veteranëve të UÇK-së, pranë zyrës së kryeministrit.

“Një çështje si parapërgatitje për mbledhjen e ardhme të Qeverisë ka të bëjë me funksionimin e zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, angazhimin e dy personave për punë specifike, përmes së cilës këta persona do të bënin lëshimin e vërtetimeve për aplikimin e veteranëve për pensione. Këta persona, këto kontrata të veçanta janë ndërprerë, prandaj një numër i veteranëve kanë mbetur pa marrë vërtetime”, tha ai.

Për mbledhjen e ardhshme të përgatitet një propozim që për dy apo tre muaj të përmbyllet ky proces.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se bordit të QKUK-së, më 29 janar i ka skandu mandati dhe për këtë është informuar Qeveria.

“Kemi diskutuar ose ta vazhdojmë mandatit ose ta emërojmë bordin e ri dhe shumë shpejte do të vijmë me propozim”, tha ai.