Kryqi i kuq: I punësuari ynë nuk ka denoncuar në MPB asnjëfarë incidenti në Stajkovcë

19.08.2016 20:12:58

“I punësuar në Kryqin e kuq nuk ka denoncuar përmes telefonit në SPB të Shkupit asnjë incident në Stajkovcë në të cilin një automjet i komunës Gazi Babë është penguar nga ana e një grupi qytetarësh nga Stajkovci”, thonë nga Kryqi i kuq i Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Bëhet fjalë për një dezinformatë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me vendosmëri demanton që absolutisht nuk bëhet fjalë për denoncim nga ndonjë i punësuar në Kryqin e kuq. Njëkohësisht lusim që nëse ka pasur një incident të tillë, e nuk është i lidhur me Kryqin e kuq të mos ilustrohet me fotografi në të cilat shihen automjete dhe vullnetarë të Kryqit të kuq“, qëndron në reagimin e Kryqit të kuq.

Përndryshe ky reagim vjen pasi që në shumë media në gjuhën maqedonase u publikua lajmi për incidentin në fjalë.