Ksenialët “analogo-digjitalë”

24.06.2017 19:04:45

Derisa shumica e sociologëve pajtohen se ata që lindën mes viteve 1980 dhe 2000 i përkasin të ashtuquajturës Gjenerata Y (ndryshe milenialët), një profesor i Sociologjisë në Universitetin e Melburnit thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas teorisë së tij, ata që kanë lindur mes viteve 1977-1983 i përkasin mikro-gjeneratës, anëtarët e së cilës quhen ksenialë (Xennials), sepse kanë karakteristikat e Gjeneratës X (të lindur mes vite 1960 dhe 1980) dhe të Gjeneratës Y (vitet 1980-200).

“Ka një hendeku mes Gjeneratës X, anëtarët e të cilit shpesh përshkruhen si depresivë në këmisha, dhe Gjeneratës Y që janë optimistë që janë të varur nga teknologjia dhe që kanë vetëbesim të tepruar”, thotë për Daily Maayil, profesori Dan Woodman.

Ksenialët janë rritur në kohën kur shoqërimi me miq komunikimi përmes telefonave fiks, gazetave dhe televizorëve ishin burimi kryesor i lajmeve. Kur është fjala te teknologjia, Woodman thotë se kjo mikro-gjeneratë ka përvojë unike në teknologji, ka kujtime të mira për fëmijërinë e nuk shqetësohet se sa “pëlqime” do të marrin publikimet e tyre në Facebook apo Instagram.

Në të njëzetat, ksenialët u ballafaquan me përparimin ekspansionist të teknologjisë.

“Revolucioni teknologjik na goditi para se të bëheshim me fëmijë e të mësonim gjëra të reja. Teknologjia e re na zuri në periudhën kur ende kemi mundur ta përvetësojmë. Kemi mësuar të konsumojmë mediat e reja dhe jemi pjekur para se të shfaqeshin Facebook, Twitter dhe Snapchat”, thotë ai.

Në një shkrim në Huffington Post, ksenaliaët i përshkroi edhe Anna Garvey – eksperte për rrjetet sociale dhe ueb-marketing un.

“Vitet formuese i kemi kaluar pa ndikimin toksik të rrjeteve sociale. MySpace u nis në 2003 e Facebook më 2006. Nëse keni lindur në vitin 1981 ose 1982, i takoni brezit të fundit që ka diplomuar pa rrjete sociale”, thotë ajo.

Garvey shton se brezi i saj, ashtu si gjeneratat e sodit, në rini shpesh kanë bërë sjellje e thashetheme të palejueshme, po për dallim nga milenialët nuk kanë menduar nëse diçka nga kjo do të përfundojë në rrjetet sociale e as se atë do ta shohin prindërit.

“Për dallim nga Gjenerata X, ishim mjaftë të rinj dhe injorantë të kapemi për Facebook dhe MySpace menjëherë kur u shfaqën dhe, njëjtë si milenialët, e dimë se çfarë do të thotë të jemi gjatë në ueb për ta ndjekur dikë që na pëlqen në rrjetet sociale”; thotë ajo.

Duhet t’ju përkujtojmë se ksenialët janë gjeneratë “analoge-digjitale” që për herë të parë zbuloi magjinë e shpërndarjes dhe marrjes së përmbajtjes multimediale nga Interneti, por që kujtojnë kohën kur kanë blerë audio-kasetat ose kur i incizonin këngët nga radio.