KSHZ: Në mesnatë do të publikohen rezultatet paraprake

15.10.2017 21:29:11

KSHZ-ja ka mbajtur konferencë para medias në lidhje me rezultatet e zgjedhje lokale 2017.

Ndërkohë që kanë filluar të rrjedhin rezultate jo-zyrtare pothuajse nga të gjitha komunat, KSHZ ka dalë në konferencë për media.

Zëdhënësja e KSHZ-së, në lidhje me rezultatet e para zyrtare, ka njoftuar opinionin se në ora 12 do të mbajë një konferencë dhe atëherë do të bëjë publike rezultatet preliminare për kandidatët në komunat ku garojnë.