Ksidakis: Greqia dhe Maqedonia mund të jetojnë në harmoni

22.08.2016 11:14:43

Masat për ndërtimin e besimit janë edhe një dëshmi se Greqia dhe Maqedonia mund të jetojnë dhe bisedojnë në harmoni, në një hapësirë që nuk është edhe aq e qëndrueshme.

Kështu thotë zv. ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Ksidakis, i cili është përgjegjës për çështje evropiane. Në intervistën e tij për gazetën ”Agora”, ai tha se bëhet fjalë për ”vullnet të mirë të përbashkët”.

Megjithatë, ai tha se ”është koha që (Maqedonia) të heq dorë nga ekstremizmi ultranacionalist, keqpërdorimi ideologjik i historisë dhe ekceset iredentiste të cilat nuk u shërbejnë popujve dhe thuajse çdo herë janë për shfrytëzim të brendshëm.”

Ksidakis thotë se të dy vendet kanë bashkëpunim të mirë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve, duke shtuar se ”para se të ngritej gardhi me gjemba, në mes të Greqisë dhe Maqedonisë nuk ka patur tensione në lidhje me refugjatët.”