Ktheheshin nga gëzimi familjar/Kush janë të rinjtë nga Burreli të aksidentuar në Levan-Tepelenë, 27-vjeçari nuk mbijetoi

29.09.2019 11:07:23

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 në autostradën Levan–Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh mjeti tip “Hyundai” që drejtohej nga 25-vjeçari Klevis Banavia banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 27-vjeçari Eljan Haliti banues në Burrel si dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal Fier pasagjerja Elsa Meskurti 21 vjeçe banuese në Mat dhe shoferi Klevis Banavia.