Kuçi: Çka nëse propozohet një kandidat jashtë PAN-it dhe ne e bllokojmë? (Video)

08.08.2017 20:19:35

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se “nuk duhet bërë traditë bllokimi i Kuvendit”

Në emisionin InfoBox me Fidan Ramë në RTV Dukagji, ai pyet se çfarë do të ndodhte sikur të propozohej një kandidat për kryetar Kuvendi, që nuk i takon koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), “dhe ne ta bënim bllokadën e njëjtë që po e bëjnë subjektet tjera”.