Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se gjykata e Francës, seancën gjyqësore për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, do ta mbajë të enjten.
Kuçi është shprehur se arrestimi i Haradinajt, ishte një akt që i ka surprizuar edhe institucionet, por edhe qytetarët e Kosovës.
“Haradinaj është kryetar i një partie që është pjesë e Parlamentit të Kosovës. Ai ka udhëtuar disa herë në perëndim, dhe ky flet-arrest i tanishëm me kërkesë të Serbisë na ka habitur shumë”.
Sipas tij, flet-arresti është i pabazë, ngase Haradinaj deri më tash ka bashkëpunuar shumë me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, dhe e ka provuar pafajësinë e tij.
“Për ne është një habi, sepse dihet se Haradinaj iu është përgjigjur të gjitha gjykatave ndërkombëtare dhe ka dalë i pafajshëm. Ai ka bashkëpunuar me drejtësinë, dhe arrestimi i tij është i habitshëm për të gjithë qytetarët e Kosovë”.