“Kufijtë nuk dalin nga hartat por në terren”

03.08.2016 16:53:52

Islami tha se kufijtë nuk dalin nga hartat por në terren

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami ka marrë fjalën në debatin profesinal – shkencor, i cili po mbahet në ambientet e Kuvendit së Kosovës, më çrast   Ismali ka kritikuar të gjitha palët, përfshirë  Komisionin Shtetëror edhe kundërshtuesit e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai u shpreh kritik ndaj profesor Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit të cilët i ka prezantuar si studentë të tij duke i pyetur “Gjatë kohës së luftës janë gjetur shumë harta, por a janë studiuar të gjitha këto harta. A janë studiuar këto harta nuk e di, sidomos nga studentët e mi që brenda natës vijnë si ekspertë.” Islami gjithashtu tha për ish studentët se nuk i ka njohur si ekspertë dhe nuk i ka parë që të hulumtojnë në terren.

Po ashtu profesor Islami tha se kufijtë nuk dalin nga hartat por në terren. Ai propozojë si zgjidhje që të shihohet edhe një herë teknikisht territori dhe të bëhen majtjet ai tha se këtë e sheh si zgjidhje të vetme.