Duke filluar nga e marta temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë, ndërsa pikun e saj do e ketë të mërkurën deri në 40 gradë Celsius. Sipas sinoptikanëve, i nxehti afrikan do të zgjasë deri në fundjavë.
“Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit afrikan. Vlerat do të jenë rreth 38 gradë deri në 40 gradë celcius. I nxehti pritet që të zgjasë 5 deri në 6 ditë, pastaj do të kemi një shkëputje vale. Parashikohet që pas kësaj shkëputje, në fillim të gushtit do të ketë një rritje të temperaturave”, shprehen meteorologët.
Vetëm ata që kanë planifikuar pushime në gjysmën e dytë të gushtit, do të shijojnë temperaturat tipike të Gushtit deri 32-33 gradë Celsius.






































