Kujdes! Policia po kontrollon trafikun me dron

08.06.2021 12:51:54

Aksidentet me fatalitet kanë bërë që Policia e Kosovës të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme. Me ç’rast konsiderohet e keqe gjendja aktuale në trafik. çka thanë se gjendja aktuale është e keqe.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se gjendja e sigurisë në trafik është e papranueshme dhe mjaftë e keqe.

Mbyllja totale dhe masat ani-Covid po rezultojnë si shkaktar të rritjes së aksidenteve.

Ai derisa i ka përmendur disa nga aktivitetet qe janë duke ndërmarrë ai tha se po kërkojnë ndryshmin e Ligjit për sigurinë në trafik që do bëjë digjitalizimin e trafikut që nënkupton uljen e nivelit të gjobave dhe në uljen e aksidenteve dhe në këtë aspekt Mehmeti deklaroi se janë në proces të blerjes së disa pajisjeve digjitale përfshirë edhe radar.