Kujdes, sonte është nata më e ftohtë e dimrit

07.01.2017 21:36:34
Temperatura më e ulët ka shënuar natën e sotme duke rënë në -17 gradë.
Krahasuar me netët tjera prej kur vendi ka hyrë në stinën e dimrit sonte është shënuar nata më e ftohtë, raporton lajmi.net.

Në orët e hershme të mëngjesit pritet që temperaturat të bien deri në -24 gradë.

Ditët në vijim vendi do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kujtojmë se për shkak të temperaturave të ulëta MASHT ka shtyrë mësimin për shkollat e mesme dhe fillore.