Kukës, arrestohen 2 të rinj, plagosën me thikë dy persona

28.11.2016 11:13:05

Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj për plagosjen me thikë të dy shtetasve të tjerë.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit Jeton Koloshi, 21 vjeç dhe Tasim Cengu, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Bele pasi gjatë ditës së diel në lagjen numër 2 janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë dhe i kanë goditur me thikë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit M.S, 39 vjeç, banues në fshatin Bele, i cili  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë dhe  S.M, 21 vjeç, banues në Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim ” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.