Kursari–Lila: U frikësuam se nuk do ta kalojmë pragun, prandaj shkuan me LDK-në

29.06.2017 21:07:57

Kryetarja e Gjakovës, njëherësh shefe e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ata janë bërë pjesë e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike  të  Kosovës (LDK), sepse kanë pasur drojën se nuk mund ta kalojnë pragun zgjedhor.

Ajo në emisionin Rubikon të KTV, ka thënë se e kanë ndërmarrë këtë veprim, “sepse nuk deshëm që të përsëritet fati i partive të reja, të cilat janë zhgënjyer si lidershipi dhe elektorati”.

“Ne mund ta përmendim rastin e Ilirit dhe Shpendit, ku nuk arritën një gjë të tillë në kohën e FER-it. Më pas edhe fati i partisë ORA, që nga parti parlamentare nuk arriti ta kaloj pragun”, ka shtuar Kusari – Lila.