Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është takuar me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të mërkurën është takuar me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.
Pas këtij takimi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se me Borrellin, kanë diskutuar për dialogun, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Kurti ka bërë të ditur se i ka thënë Borrellit, që dialogu Kosovë-Serbi duhet të rishikohet dhe rivlerësohet dhe se sipas tij, BE-ja mbetet forcë e domosdoshme për të ardhmen e rajonit.
“Diskutim i frytshëm sot me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell në vizitën e tij të parë në Kosovë. Unë pohova se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet. BE është një forcë për të mirë dhe mbetet e domosdoshme për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Kurti.







































