Kurti: Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të Policisë

19.08.2018 15:50:01

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, para pak minutash ka reaguar ndaj, siç tha ai, shpërfilljes dhe diskriminimit institucional ndaj grave.

Ai iu ka referuar rasteve të dhunës ndaj grave dhe raporteve për mbrojtjen selektive të policisë në këto raste.

“Dhuna ndaj grave e papranueshme, duhet luftuar përditë. Keqardhje e zemërim kur lexoj raportet që policia jonë është selektive në ofrimin e mbrojtjes. Shpërfillja e diskriminimi institucional ndaj grave duhet të marrë fund. Do të kërkojmë përgjegjësi prej drejtuesve të policisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.