Kurti menjëherë shkon në selinë e VV-së

29.12.2017 16:32:34
Gjykata liroi sot nga masa e paraburgimit, deputetin e VV-së, Albin Kurti.

Më të dalë nga salla e gjyqit menjëherë ka shkuar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një foto që po qarkullon në internet shihet me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, kohëve të fundit, janë bërë publikë përçarjet në mes të autoriteteve kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje.