Kurti: Mitrovica është e ndarë, dialogu duhet të bëhet me parime

09.02.2017 13:18:16

Albin Kurti e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës që po bisedon me Serbinë pa parime dhe pa kushte.

Ai ka deklaruar se Mitrovica është e ndarë, dhe kjo po bëhet pasi asnjë vendim nuk mund të merret pa shtetin e Serbisë, raporton lajmi.net.

“Gjërat pa Serbinë nuk mund të realizohen. Serbia e bën gjendjen më keq në mënyrë që kjo keq të bëhet pak më mirë, dhe e keqja e madhe të normalizohet”, u shpreh Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Pyetja për kryeministrin ështëe se pse pranoi që rruga Mbreti Pjetër të shndërrohet në rrugë për këmbësorë? A beson se ky është vendim i mirë apo nuk ka pasur qare pa e pranuar”, ka thënë ish lideri i Vetëvendosjes.

Ai e ka krahasuar çështjen e murit me perden në teatër, e cila po tentohet të hidhet para syve të qytetarëve në mënyrë që ata të mos e shohin dramën.