Kurti: Nuk harrojmë se prej nga vijmë, ato shtëpitë e kthyera në shkolla gjatë kohës së okupimit

17.02.2021 20:11:50

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit Albin Kurti, bashkë me u.d e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kanë vizatuar shtëpinë që është djegur në vitin 1999, që është kthyer në Muze.

Kurti ka thënë se në Qeverinë e tij do të angazhohet për arsim më të mirë…

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Në rrugën “Shkolla e Herticëve” në Prishtinë ndodhet shtëpia e djegur në mars të vitit 1999, e kthyer në muze, por që nuk mirëmbahet siç e meriton. Rezistenca e viteve të ’90-ta e kishte arsimin në ballë.

Asokohe mësohej me shumë ankth të përditshëm nga ndërhyrjet e policisë serbe. Na priti Baca Mehmet Aliu dhe ish Drejtori Avdyl Gashi, të cilët evokuan kujtimet nga ajo kohë e vullnetarizimit dhe qëndresës. Me Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë të listës sonë të përbashkët ua uruam Ditën e Pavarësisë.