Kurti publikon emrat e rinj që do të udhëheqin në KEK, Telekom...

Kurti publikon emrat e rinj që do të udhëheqin në KEK, Telekom dhe Infrakos

24.04.2020 20:40:47

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur emrat e rinj në bordet të përkohshme.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të ndalet gjakderdhja financiare.

“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”.

“Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”, ka shkruar Kurti.