Kurti reagon pas deklaratave të Çanakut, thotë se për një arsye s’mund të ketë paqe të qëndrueshme me Serbinë

10.10.2020 21:31:54
Kryetari i levizjes Vetevendosje, Albin Kurti, duke folur gjate nje tryeze te organizuar nga perfaqesues te Vetevendosjes, ku i ka bere thirrje te gjtihe shqiptareve t`i bashkohen aksionit per te bllokuar pikat e kalimit kufitar te Merdares dhe Dheut te Bardhe me 14 janar.

Duke cituar një deklaratë të politikanit serb Nenad Çanak, të dhënë së fundmi në lidhje me varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në luftën e fundit në Kosovë, ka reaguar edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se familjet në Kosovë janë duke i kërkuar ende më të dashurit e tyre,  duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë

Ai ka shtuar se asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet për sa kohë që Serbia fsheh  varret masive të shqiptarëve të  ekzekutuar dhe kidnapuar.

“Në një debat në një televizion të Serbisë, Nenad Canak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajlovci thotë s’mund të flej. Më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi. Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruajtur Kurti.