Kurti takohet me Metën – diskutojnë për çështjet e ndjeshme të Kosovës

08.09.2018 19:56:36

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.
“Sot kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Me z. President u diskutuan çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët, dhe për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në troje”.