Kurti: Taksa 100 për qind do të hiqet, pres që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve

08.02.2020 14:11:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tij karshi taksës 100 për qind për produktet serbe.

Kurti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se tarifa 100 për qind për mallrat serbe do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit, shkruan lajmi.net.

Tutje ai është shprehur se tarifa do të hiqet, në momentin që reciprociteti vendoset.

Kurti pret që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.