Kusari-Lila hap fushatën në Gjakovë: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa do ta zhvillojë Kosovën

31.05.2017 23:08:22

Mimoza Kusari-Lila, kandidate për deputete e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka zgjedhur që ditën e parë të fushatës ta kaloj me qytetarët e vendlindjes.

E para Gjakovës ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Ponoshecit, Berhajës dhe Popocit.

Liderja e Alternativës ka thënë ndër të tjerash se “me fuqinë e koalicionit të suksesit do të lëvizim më shpejt dhe më të vendosur drejt zhvillimit të munguar me vite”, transmeton Telegrafi.

“Takimet me banorët e komunës së Gjakovës vetëm më japin energji dhe motiv për të vazhduar me punë dhe angazhim të mëtutjeshëm. Kemi arritur të ndryshojmë shumë gjëra për të mirë, me fuqinë e koalicionit të suksesit do të lëvizim më shpejt dhe më të vendosur drejt zhvillimit të munguar me vite.
Takim i ngrohtë dhe miqësor sonte me banorët e Ponoshecit, Berjahës dhe Popocit. Tema konkrete dhe zgjidhje konkrete për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha shkruar liderja e Alternativës, Kusari-Lila.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare kosovare do të mbahen më 11 qershor.