Kusari-Lila: Jemi mbërthyer në 10 mijë kilometra katrorë

10.02.2018 12:49:10

Sot Alternativa do ta zgjedhë drejtuesin e saj, anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë Mimoza Kusari-Lila tha sot se qytetarët e Kosovës janë mbërthyer në 10,000 mijë kilometra katrorë Mimoza Kusari-Lila në kuvendin e parë zgjedhor të Alternativës tha se qytetarët e Koosvës nuk po mundin të shohin diçka më të mirë ngase “jemi të kufizuar dhe mbërthyer në 10 mijë kilometra katrorë”, përcjell kallxo.com Kusari Lila tha se aktualisht Kosova “nuk është në rrezik nga ata që nuk ia duan të mirën, po nga njerëz inferiorë”. Ajo deklaroi se atdhetarët dallojnë nga ata që përfitojnë në emër të luftës. “Mercenarët paguhen, atdhetarët luftojnë kur duhet luftuar dhe në paqe ndërtojnë shtetin”, tha Kusari-Lila. Ajo deklaroi se amaneti i të vrarëve nuk ka shkuar në vend, ndërsa tha se vetëm këtë Kosovë e ekmi vend nga i cili burojmë. Sot Alternativa do ta zgjedhë drejtuesin e saj, anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë.