KUSARI LILA VIZITON QENDRËN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

04.10.2017 14:29:56

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka qëndruar sot në qendrën e personave me aftësi të kufizuar “Handikos”, ku është takuar me stafin menaxhues, familjarët dhe personat që marrin shërbime nga kjo qendër.

Ajo është shprehur e lumtur që ky takim është i fundit që mbahet në objektin e vjetër dhe ka shfaqur bindjen për një bashkëpunim dhe më të madh gjatë katër viteve të ardhshme.

“Komuna e Gjakovës mbetet shembull I të drejtave të barabarta për secilin qytetarë të saj. Bashkëpunimin me ju nuk e konsideroj bashkëpunim politik, por çështje e përgjegjësisë morale dhe institucionale për të vazhduar bashkë me punë dhe projekte që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën tuaj” ,deklaroi Kusari Lila.

Gjatë këtij takimi është prezantuar edhe kandidati për asamblenë komunale nga radhët e Alternativës, e që është edhe përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara, Besfort Golaj.