Kush do të jetë kandidat i LDK-së për të parin e Vitisë?

16.07.2017 18:52:57

Pas lakimit të disa emrave të subjektit politik LDK nga disa portale në Kosovë rreth kandidatëve që ky subjekt do të garoj në zgjedhjet lokale, është përmendur edhe komuna e Vitisë, ku lakoheshin dy emra, kryetari aktual Sokol Haliti dhe Faruk Nura i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2017-tës.

Plus Televizion ka kontaktuar me ish kandidatin për deputet Faruk Nurën i cili ka thënë se “Sipas të gjitha gjasave do të ketë ndryshime drastike në listat për kandidatë për kryetar komunash, dhe kam besim të plotë që unë do të propozohem nga kryesia qendrore dhe do të marr mbështetje edhe në degën e Vitisë për t’u kandiduar për kryetar të Vitisë” ka përfunduar Nura.

Nga ana tjetër në prononcimin për Plus Tv të zëvendëskryetarit të degës së LDK-së në Viti Hasan Aliu, ky i fundit kishte deklaruar për PlusTV se kryetari aktual i Vitisë Sokol Haliti është treguar ndër kryetarët më të suksesshëm në Kosovë, dhe nuk ka asnjë arsye që dega e LDK-së në Viti ta ndryshoj kandidaturën e saj.