Kush duhet të zgjedhë Presidentin e shtetit dhe cili duhet të jetë ai!

15.12.2019 23:53:05
Nga: Adem Bytyqi
Shumë analist kanë konfirmuar se populli duhet të zgjedh  Presidentin e shtetit, e jo ai të jetë rezultat i pazarëve politike në mes partive, në rastin më të keq edhe mollë sherri për të  acaruar raportet në mes partive për të mos arritë koalicion, për ta qeverisur vendin si në rastin e tanishëm pas përfundimi të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në mes LVV-së, dhe LDK-së…
 Vërtetë ,zgjedhjet e fundit e kanë prodhuar argumentin së Presidentin duhet ta zgjedh populli, siq unë e gjykoj shumë më e dobishme  do të ishte që kandidat për President, të jetë figurë jo politike, në Kosovë ka shumë kuadra të afta që natë e ditë nuk pushojnë se vepruari   për të adhmën më të mirë të këtij vendi dhe këtij populli,por nuk i përkasin as një subjekti politikë!
Politika ,në Kosovë për fatin e keq është politikë e inateve , e interesave të partive politike   dhe e një seri kompromiseve  të këqia në dem të vendit dhe  mirëqenjës
 se qytetarëve…
Më në fund shpresohet se Presidentin e ardhshëm të Kosovës nuk do ta zgjedhë as Isa Mutafa dhe as Albin Kurti , por populli i Kosovës!