Kush është Shefi i Policisë në Portin e Durrësit që ra nën pranga

17.04.2017 12:25:46

 

Një superaksion antidrogë është kryer mbrëmë në Portin e Durrësit dhe Doganën e Qafë-Thanës. Në pranga kanë rënë 18 doganierë. Mes të arrestuarve është edhe Shëfi i Policisë së Portit të Durrësit Julian Doraci.

Ai ka qenë pjesë e drejtorive të policisë së Shtetit prej vitit 2004, ku ka mbajtur disa funksione si specialist krimesh apo në Drejtoritë Rajonale kundër Emigrimit të Paligjshëm.

Jo pak herë porti i Durrësit është parë si një pikë kalimi për trafikun e drogës drejt Italisë. Ditët e fundit sasitë e kapura të drogës janë shtuar si në vend por edhe jashtë saj.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë njoftuar derimë tani vetëm emrat e të arrestuarve, por nuk bëhet e ditur sesi ata kanë bashkëpunuar me tyre.

Ky hetim përfshin dy episode:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord./360 grade