Kush ishte deputeti që tentoi të zinte karrigen e Berishës në Kuvend, por… (FOTO)

09.05.2019 11:02:22

Seanca e djeshme parlamentare nisi me betimin e 3 deputetëve nga lista e Partisë Demokratike, ku mes tyre ishte edhe Kujtim Gjuzi, renditur i fundit në qarkun e Durrësit.

Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka zbuluar se Kryekonservatori Gjuzi dëshironte të ulej në karrigen ku gjithmonë qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha në Parlament por nuk u lejua.

Në një postim në Facebook, Rama gjithashtu shkruan se disa deputetë të tjerë të futur rishtazi në Parlament kërkonin të uleshin dhe të bënin foto në foltoret e ministrave.

“Kujtim Gjuzi SOT ISHTE SUPER I GEZUAR. ME KERKOI TE ULEJ TEK KARIKIA E BERISHES…DESHIRE QE SJU REALIZU…DO DEPUTET TE TJERE TE RINJ KERKUAN TE ULESHIN NE FOLTOREN E MINISTRAVE,,,CTE BESH I RIU SI VERIU…”, shkruan fotografi.