Kush ka ardhur në Kosovë nga zonat e prekura prej 1 shkurtit e këtej do të kontrollohet

16.03.2020 19:29:38

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar të ketë evidencën e të gjithë personave nga zonat ku ka të prekur me virusin Covid-19, të cilët kanë hyrë në Kosovë përmes kufijve apo Aeroportit “Adem Jashari” nga data 1 shkurt

Këtë e kanë thënë për Express zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë theksuar se infektologët do të shkojnë t’i kontrollojnë personat të cilët kanë ardhur në Kosovë pas datës 1 shkurt dhe do t’i izolojnë.

“Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës epidemiologjike me Covid -19 ka marrë listën e të gjithë udhëtarëve që pas datës 1 shkurt kanë hyrë në Kosovë nga vendet që kanë pasur raste pozitive me Covid-10 dhe në kuadër të gjurmimit epidemiologjik do të testohen ata dhe rastet e kontaktit”, deklarojnë zyrtarë të MSH-së.

Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në vend, duke bërë që numri të shkojë në 15.

Kush ka ardhur në Kosovë nga zonat e prekura prej 1 shkurtit e këtej do të kontrollohet