Kush mund ta thotë të vërtetën e pranueshme për vdekjen e Astrit Deharit?

16.12.2016 20:04:54

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë sot se Astrit Dehari është vrarë në burgim e Prizrenit. Këtë konstatim ai e ka nxjerrë nga raporti i dy ekspertëve të forenzikës të angazhuar nga familja Dehari dhe të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky raport dallon rrënjësisht nga ai i prezantuar nga kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

Në raporton e Prokurorisë së Shtetit ishte konstatuar se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, duke ia marrë vetit jetën me një mjet të fortë të futur në fyt, shkruan lajmi.net.

Tashmë gjerat janë komplikuar edhe më shumë, prandaj vetëm një ekspertizë e huaj, ndoshta nga FBI-ja amerikane mund t’i qartësojë përfundimisht gjerat rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Të kujtojmë se familja Dehari dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin kundërshtuar angazhimin e hetuesve nga Britania e Madhe të cilët dëshironte t’i angazhonte ministrja e Drejtësisë, zonja Dhurata Hoxha.

Ata ishin arsyetuar se nuk ishte konsultuar familja paraprakisht edhe pse ditët e para pas vdekjes së Astritit, si familja ashtu edhe VV-ja kërkonin me ngulm hetim ndërkombëtar.