KUSH PO I PROGRAMON SHQIPTARËT QË MOS TA DUAN VETEN DHE KOMBIN?!

10.04.2020 12:44:18

Nga: Ahmet Asani

Shkenca ka zbuluar se Njeriu funksionon njësoj sikur kompjuteri, se qelizat nga të cilat përbëhet organizmi i njeriut janë të programueshme dhe të riprogramueshme, njësoj sikur çipat e kompjuterit! Ne bazë të këti zbulimi epokal del që, sikur kompjuteri që mund te programohet nga jasht nga programeri, ashtu edhe qelizat e njeriut mund të programohen nga sijnalet qe marrin nga jashtë!

Nëse qelizën e shikojmë ne aspektin e fizikës kuantike, mund të thuhet se qeliza njekohesisht është edhe e prekshme matetiale edhe jo e paprekshme apo jomateriale në formë te atomeve, respektivisht energjise apo valeve të ngjeshura osciluese! Edhe Ajnshtajni na bënë me dije se edhe Universin duhet shikuar si një TËRËSI DINAMIKE te pandashme ku as materja e as energjia nuk mund te shikohen si diçka në vete! Nga kjo qe u tha del se energjia, respektivisht lekundjet apo vibrimet e qelizave dhe atomeve për njeriun mund të paraqesin ate mediumin nëpërmjet të cilit mund të bëhen nderhyrje të ndryshme në konstruktin e njeriut, pse jo edhe të kombit!

Nëse nuk janë genet ato që percaktojnë shëndetin dhe suksesin e njeriut por është familja, rrethi, shoqëria, respektivisht edukata dhe ditura qe njeriu merr nga familja rrethi dhe shoqeria, atëherë del se shqiptar të “programuar” qe di si ta ruaj veten dhe kombin ka shumë pakë!

Si mund të mendonin për kombin shqiptarët e ngratë kur për 500 vjet ishin të programuar të thonin ” jam turk elhamdulilah”?! Si mund të themi se shqiptaret menduan për komb kur nga viti 1924 e këndej dikush nisi ti riprogramojë që të përbeheshin në komunizëm e në “Hazreti” Leninin?! Si mund të themi që shqiptaret në Shqipëri menduan e punuan për komb kur “Nëna Parti” i kishte programuar që serbëve, rusëve e kinezëve t’u thonë vllezër kurse vëllezërve të tyre Kosovarë miq!

Më thuani pra çka mund të pritet tani nga disa që po i thonë vetes “programues të ri”, e për të cilët dihet se janë të shkolluar nga misionarë të vjetër të kominternës komuniste dhe nga misionarë të Frymës Osmaniste që janë kundër Zotit dhe Kundër Mbretit të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit?!