Kush qëndron prapa Murat Jasharit, sipas ministrit Hyseni? (Video)

14.03.2017 23:26:56

Sonte në emisionin “Komiteti” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka folur për atentatin ndaj ish-liderit të Kosovës gjatë viteve të ’80-ta, Azem Vllasi, ku si pasojë u arrestuan dy persona.

Ministri i Brendshëm ka treguar nëse ka rrezik të përsëritjes së sulmeve të tilla, duke u prekur kështu krerët e shtetit.
Hyseni ka treguar se a beson MPB’ja që përveç Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës, të cilët u arrestuan për plagosjen e Vllasit, ka edhe të tjerë të përfshirë në planifikimin e sulmeve.

Ministri Hyseni ka folur strukturat që, sipas tij, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe qëndrojnë pas organizimit të atentateve të tilla që parimisht dëmtojnë imazhin e vendit.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: