Kushtetusja delegjitimoj Qeverinë Hardinaj & qeverisjën e PAN-Serbisë !

27.06.2019 23:16:22

Nga: Fatmir Bajraj

– Ra ( u rrëzua) Ligi që fuqizonte “Ekipin Shtetëror”, e sh’fuqizonte Ekzekutivin & Legjislativin e vendit. – Dorëheqje të pakthyeshme të titullarëve Institucional dhe akterëve të maskaradës n’sherbim të Hashim Thaqit & Co ! – Përgjegjësi ligjore, institucionale dhe publike PSD-ja e përdorur & shperdoruar nga SHIK-u…! Thaqi & Vuqiqi, blenë kohë për t’copëtuar Kosovën, kur i’a dolën t’parandalojnë n’Parlamentin e Republikës së Kosovës, Rezolutën e sponzorizuar nga LDK-ja dhe të mbeshtetur nga LVV-ja. – Thaqi si sponzor kryesor i rrëzimit të Qverisë Mustafa, bashkë me Vuqiqin, u bënë edhe sponzor kryesor t’formimit të Qeverisë së PAN-it & Listës serbe në krye me një Kryeministër t’pa intelekt & dije, por muskuloz & t’fulqishëm, z.Ramush Hardinaj ! Në marrveshjën për koalicion ; Veseli, Vuqiqi, Thaqi dhe Haradinaj, ky i fundit kishte pranuar dorëzimin e komptetencave kushtetuese-ekzekutive, Presidentit Thaqi, n’këmbim të postit të Kryeministrit për t’parin e AAK-së, por duke shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Formimi i koalicionit qeverisës ; PAN & Lista serbe, alias PAN-Serbia, u pasua me një qeverisje skandaloze, të vendimeve arbitrare anti-kushtetuese dhe n’dëm të interesit nacional & shtetëror të Republikës së Kosovës, ku si më i dëmshmi dhe anti-kushtetues, doli të ishte ; Ligji për “Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë”, me tendencë, përcaktimi dhe ndryshimi të hierarkisë institucionale kushtetuese dhe vendimmarrëse në dialogun me Serbinë ; ku kompetencat ligjore të delegacionit shtetëror ndërhyjnë drejtpërdrejtë në kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ. Uzurpimi i dialogut me Serbinë nga ana e Presidentit Thaqi, dhe n’pajtim me Kryeministrin e Haradinaj e Kryeparlamentarin Veseli, nxjerrë të tre si shkelës flagrant të Kushtetuitës së Republikës së Kosovës, dhe aq ma tepër, kur bën hapin tjetër n’këtë vazhdë ; nxjerrjën jasht detyrimit kushtetues të Qeverisë dhe Parlamentit, dhe zëvendësimin e tyre me një të ashtuquajtur : “Ekip shtetëror për bisedime” me një Ligj që “fuqizonte” Ekipin, e shfuqizonte Ekzekutivin & Legjislativin. Ramush ! Kur s’di germën e Kushtetutës dhe s’ndjenë frymën e saj, lere Qeverinë, shko n’shpi e ruaj loptë e Nasimit se politika s’është art që zotërojnë njerëz mediokër ! Institucioni i Kryemistrit në një Republikë parlamentare, siq është Republika e Kosovës, do njeri që di dhe mundët, dhe jo vetëm një njeri që ka deshirë për t’qenë Kryeministër, siq është rasti me Ty. Hashimi e fitoj edhe një betëjë kundër Kosovës, edhe pse jo vetëm dhe i vetëm… Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i mirëpritur dhe i mirësardhur, por fitorja e LDK & LVV-së në këtë rast, është fitore e Piros, ngase përveq satisfaksionit për aktgjykimin, dëmi tanimë është bërë ; PAN-i & Serbia, me “Ligjin për Dialogun”, tamnimë anti-kushtetues, ia doli mbanë, duke sofistikuar Thaqin si uzurpator anti-kushtetues në krye të dialogut me Serbinë, dhe kuptohet edhe temën për korigjimin e kufirit me Serbinë, siq e quan copëtimin e Kosovës, Presidenti i vendit, Hashim Thaqi ! Kadri ! Merre bajrakun për Ligjin e dialogut dhe perdorimin e PSD-së për pushtetin tuaj kriminal e anti-shtetëror. LDK & LVV ! Sfidojeni PSD-në e Shpend Ahmetit me mosbërjën e kuorumit n’Parlament, siq ndodhi me Ligjin e votuar të Bugjetit nga PAN-Serbisa, dhe e njëjta do detyrohej të dorëzohej, ose t’nxjerrë n’pah, bashkpunimin me Serbinë n’ruajtjën e pushtetit dhe vazalitetin. Sjellja e juaj, t’i përshtatët kundershtarit (PAN-Serbisë), dhe jo sikur këta të jen pushtet legjitim & legal. Le t’nxirret mësim nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe le t’kalohet në ofenzivë, ku aksioni i parë t’mos vonoj, ngase ; qdo orë e qeverisjës së PAN-Serbisë, është orë e humbur për Kosovën dhe shqiptarët…!