Kushtëzon Vuçiq: Para vazhdimit të dialogut, duhet të nis formimi i Asociacionit

07.11.2017 18:31:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar takimin me shefin e BE-së në Serbi, Sam Fabricius që t’i ankohet këtij të fundit për mos formimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se Kosova e ka vonuar formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe qe më shumë se 1 mijë e 500 ditë.

“Para një raundi të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Kanë kaluar 1 mijë e 670 ditë nga afati i fundit për zbatimin e vendimit”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net

Ndryshe në këtë takim, Vuçiq i tha Fabriciusit se synimi i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Vlen ët theksohet se Ambasada amerikane ditë më parë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, nisjen e punëve për formimine Asociacionit.